Nga lëndët narkotike deri tek dhuna në familje, arrestohen disa persona në Tiranë

Policia ka arrestuar disa persona për veprat të ndryshme penale në kryeqytet. Forcat blu kanë arrestuar një 50-vjeçar, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij u gjet një sasi lënde narkotike.

U arrestua një 42-vjeçar dhe një 60-vjeçar pasi kishin ushtruar dhunë ndaj bashkëshorteve të tyre. Polica ka arrestuar gjithashtu edhe dy persona 26 dhe 42 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar automjetet në gjendje të dehur.

Njoftimi i policisë

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë.Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin D.  R., 50 vjeç, pasi shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” i gjetën gjatë kontrollit, një sasi lënde të dyshuar narkotike Kokaine. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1: -ndaluan shtetasin A. T, 42 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij; -referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. H., 27 vjeç, për mosbindje të urdhërit të punonjësit të policisë. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit: Dh. M., 40 vjeçe, për mosbindje të urdhërit të punonjësit të policisë; E. M dhe A. M, pasi dyshohet se për motive të dobëta kanë goditur shtetasin A. Gj, i cili mori mjekim në spital. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3: arrestuan shtetasin R. D., 45 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj krushkut të tij, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital, jashtë rrezikut për jetën;  referuan materialet në Prokurori dhe punojnë për shoqërimin e një 17-vjeçari, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij. Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit: I. D, pasi dyshohet se ka kanosur e goditur shtetasin J. M; E. T., 31 vjeç, pasi ndaj tij ka kallëzuar shtetasi A. Sh., se gjatë punimeve në një pallat pranë banesës së tij, ku 31-vjeçari është inxhinier zbatues, dyshohet se i janë shkaktuar plasaritje në muret e banesës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin N. H, 60 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe më pas ka tentuar të djeg banesën. Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasit: K. B., 33 vjeç, pasi se automjetin të cilin dyshohet se e drejtonte në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin G. M. Si pasojë është dëmtuar 33-vjeçari dhe pasagjerja në automjetin e tij, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën; S. M., 26 vjeç dhe E. N., 42 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar automjetet në gjendje të dehur. Më datë 25.10.2025, në banesën e tij, dyshohet se si pasojë e një arresti kardiak ka ndërruar jetë shtetasi D. T., 32 vjeç. Më datë 25.10.2025, shtetasi A. M. kallëzoi se ka konstatuar të thyer xhamin e një bankomati. Nga verifikimet nuk rezulton të jetë vjedhur gjë. Punohet për përcaktimin e shkakut të dëmtimit të xhamit. Më datë 24.10.2025, shtetasja M. R. kallëzoi se në banesë i janë marrë një shumë parash dhe disa bizhuteri. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.