‘Binaj një aktor që bën për të qeshur’, Paloka i përgjigjet Ramës: Ne qeverisemi nga një lolo, një klloun

Kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Edi Paloka, ka reaguar pas deklaratës ë Ramës, “një aktor humori…” për kandidatin e pavarur Florjan Binaj, që mbështetet nga opozita për zgjedhjet në Tiranë.

Mesazhi:

Ashtu sic pritej, Rama komentoi sot kandidaturën e Florjan Binajt duke u shprehur me ironi se opozita “zgjodhi një aktor humori…që bën për të qeshur…”

Binaj është vërtetë aktor humori dhe i bën njerzit për të qeshur, po ne jemi të vetmit në botë që kemi në krye një lolo, një klloun , që prej 13 vitesh nuk bën për të qeshur, po për të qarë shqiptarët!

“Mreti” Shurraqi i Parë që sundon në këtë vend , është në fakt vetëm loloja i oborreve të Evropës dhe botës . Kjo është një fatkeqësi qe po zgjatet shumë e që duhet të marrë fund!