Korçë/ Arrestohet një shtetas për dhunë ndaj bashkëshortes, një 71-vjeçar plagoset nga fqinji

Shtetasi D. Z., 45 vjeç, dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila është pajisur me urdhër mbrojtjeje. Ndërkohë, një konflikt mes shtetasve Sh. B., 58 vjeç, dhe R. F., 71 vjeç, ka rezultuar me dëmtime; 71-vjeçari ka marrë lëndime në kokë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa 58-vjeçari ka pësuar dëmtime të lehta.

Po ashtu, më datë 24.10.2025, shtetasi Gj. Th., 64 vjeç, ka raportuar dëmtime të xhamave të banesës së tij.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasit:

D. Z., 45 vjeç, banues në fshatin Vreshtas, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje;

Sh. B., 58 vjeç, banues në fshatin Kakaç; si dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. F., 71 vjeç, banues në fshatin Kakaç, pasi këta shtetas dyshohet se, për motive të dobëta, janë konfliktuar me njëri-tjetrin. Gjatë konfliktit dyshohet se 58-vjeçari ka goditur me mjet të fortë në kokë 71-vjeçarin, i cili aktualisht po merr mjekim në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa 71-vjeçari ka goditur shtetasin Sh. B., duke i shkaktuar dëmtime të lehta.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin Y. Xh., 37 vjeç, banues në fshatin Barçanj, pasi u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.

Specialistët e Sektorit të Hetimit të Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin K. Gj., 18 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga Forca e Posaçme “Shqiponja”, iu gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis sativa.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin A. B., 53 vjeç, banues në fshatin Bulgarec, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe u sekuestrua një mjet prerës (thikë).

Më datën 24.10.2025, në Komisariatin e Policisë Korçë ka kallëzuar shtetasi Gj. Th., 64 vjeç, banues në Korçë, se i kanë dëmtuar xhamat e derës së banesës së tij.
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
---
Pogradec / Informacion paraprak

Rreth orës 09:55, në aksin rrugor “Korçë–Pogradec”, motomjeti me drejtues shtetasin F. D., rreth 41 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. C.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe shtetasja që udhëtonte me të, të dy shtetas francezë, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.