Trageti i Vlorës mbërrin me dy orë vonesë për shkak të motit të keq
Trageti që udhëton në linjën drejt Vlorës ka mbërritur me rreth dy orë vonesë për shkak të përkeqësimit të kushteve meteorologjike dhe forcës së madhe të detit, si në det të hapur ashtu edhe në gjirin e Vlorës.
Lëvizja e tragetit është bërë me vështirësi, duke ndikuar në respektimin e orarit të mbërritjes. Trageti është futur në kalatë rreth orës 09:40, me dhjetëra pasagjerë dhe automjete në bord.
Ndërkohë, për shkak të kushteve të rënda të motit, kapitenaria e portit ka urdhëruar ndalimin e daljes në det të anijeve të peshkimit dhe mjeteve të vogla lundruese, duke mos dhënë leje për lundrim deri në përmirësimin e situatës.