Partizani dhe Egnatia ndahen në ‘paqe’
Partizani ka dhënë një tjetër sinjal ringjalljeje, teksa ka ndalur Egnatian pretendente me një barazim pa gola në kryeqytet.
Në një sfidë shumë të luftuar, vëmendja e të kuqve ishte të mos pësonin dhe të kundërsulmonin, duke bërë që ndeshja të kishte pak raste për shënim.
Sidomos në pjesën e parë, ku dëmtimet e Bintsuka dhe Sembene ndryshuan plotësisht planet e Kërnajës.
Në të dytën, loja ishte më e hapur dhe kishte raste për skuadrat, por asnjëra nuk ia doli të gjente rrjetën.
Në fund kishte pak kaos dhe një të kuq për Gudjufin, duke bërë që Partizani ta mbyllte me 10 futbollistë këtë sfidë, por me një pikë të artë të marrë përballë një ekipi pretendent.