Aksidenti në punë/ Inxhineri humb jetën teksa kontrollonte punimet e urës në aksin Lekaj-Elbasan

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e djeshme në Peqin të Elbasanit, ku një inxhinier rrugësh humbi jetën tragjikisht teksa po kontrollonte punimet e urës në segmentin rrugor Lekaj-Elbasan.

Syri ka siguruar foton e viktimës Guri Dashi 42 vjeç me origjinë nga Rrajca e Librazhdit ishte babai i dy fëmijëve të mitur dhe punonte për kompaninë ”Alb Building”.

Prej disa vitesh, Guri Dashi jetonte në Pogradec, ku kishte ndërtuar jetën e tij familjare.

Lidhur me këtë ngjarje te ndodhur pasditen e djeshme eshte arrestuar drejtuesi teknik i kantierit të ndërtimit E.H 64 vjec me akuzën: Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë.