VIDEO-SYRI TV/ Balluku mbyll vizitën në Zvicër dhe vjen në Tiranë: Lash gjithçka dhe erdha këtu

Pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama se drejtësia duhet të bëjë punën e saj, zv/Kryeministrja Belinda Balluku ka mbyllur vizitën në Zvicër dhe është rikthyer në Tiranë. Balluku ka publikuar një video nga Rinasi me ekipin e ARRSH-së, ku shprehet se la gjithçka për të qenë pikërisht në inspektimin e një aksioni pastrimi rruge. 

Nga SYRI TV

Ditën kur u publikua lajmi për thirrjen e saj në SPAK, zv. kryeministrja Belinda Balluku publikoi një video për të treguar se ndodhej në Zvicër. Por fill pas qëndrimit të kryeministrit Edi Rama se drejtësia duhet të bëjë punën saj, duket se Belinda Balluku ka mbyllur vizitën dhe ka mbërritur në Tiranë.

Në një aktivitet të sforcuar me ARRSH për pastrimin e rrugëve, Belinda Balluku tregoj se ka mbërritur në Shqipëri dhe po kujdeset që institucionet në varësi të saj po punojnë.

Madje Balluku u kujdes të shprehej se kishte lënë gjithçka në Zvicër për të inspektuar këtë arritje të suksesshme për pastrimin e një rrethrrotullimi në zonën e Aeroportit të Rinasit.

SYRI TV u interesuar pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjetikës për axhendën e zv/kryeministres, por pa përgjigje, ndërsa pak orë më pas u publikua edhe videoja e mbërritjes së Belinda Ballukut, që sipas së cilës, pastrimi i rrethrrotullimit të zonës së Rinasit, rezultoi edhe më i suksesshëm se takimet me autoritetet zvicerane për të ndërtuar dhe modernizuar Hekurudhën shqiptare.