Reagimi i Ramës për Ballukun, Berisha: S’ka koment sepse paratë i kanë ndarë bashkë!
Pas intervistës së kryeministrit Rama për DW, lidhur me nisjen e hetimit ndaj krahut të tij të djathtë në qeverisje, Belinda Balluku, ka reaguar edhe lideri i Partisë Demokratike.
Në një status në FB ku ndan videon e Ramës teksa thotë që nuk ka asnjë koment lidhur me hetimin e Ballukut, Berisha shkruan: Nuk ka asnjë koment sepse kanë ndarë paratë bashkë!!
Një ditë pas lajmit se SPAK ka marrë nën hetim zëvendëskryeministren Belinda Balluku, kryeministri Edi Rama deklaroi se “drejtësia bën punën e saj”.
‘Balluku dyshohet për shkelje të barazisë në tendera dhe është zëvëndëskryeministrja e dytë nën hetim nga struktura e posaçme anti-korrupsion, pas Arben Ahmetajt, nën akuzë për korrupsion,” raporton Deutsche Welle.