Rënie e interesit për mamografinë në Gjirokastër, shqetësim tek gratë banore të zonave rurale
Interesi i grave në Gjirokastër për kryerjen e mamografisë ka rënë gjatë këtij viti.
Sipas të dhënave nga institucionet e shëndetësisë, vetëm rreth 140 gra kanë kryer këtë kontroll, një shifër më e ulët krahasuar me vitin e kaluar.
Kontrollet kryesisht janë realizuar nga gra mbi 40 vjeç, të cilat theksojnë rëndësinë e mamografisë të kryer rregullisht për parandalimin e kancerit të gjirit.
Ato nënvizojnë se diagnostikimi i hershëm mund të shpëtojë jetë.
Megjithatë, interes më i ulët regjistrohet tek gratë e zonave rurale, ku mungesa e informacionit dhe vështirësitë ekonomike vazhdojnë të jenë pengesa kryesore për kryerjen e kontrolleve.