TRAGJIKE/ Humb jetën edhe 6-vjeçarja e familjes Azizllari, u dogj nga zjarri që 'i mori' nënën dhe vëllanë
Një tjetër humbje e rëndë ka tronditur familjen Azizllari në Maliq. Ditën e sotme ka ndërruar jetë vajza 6-vjeçare, Nefeli Azizllari, e cila prej disa ditësh po luftonte për jetën në QSUT në Tiranë, tek Djegie-Plastika.
E mitura kishte pësuar djegie të rënda në trup nga zjarri që përfshiu banesën e familjes së saj më 19 tetor, në një lagje të qytetit të Maliqit. Në atë ngjarje tragjike humbën jetën nëna e saj, Merjeme Azizllari (40 vjeç) dhe vëllai 14-vjeçar, Luka Azizllari.
Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta shpëtuar, 6-vjeçarja nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra, duke e thelluar edhe më tej tragjedinë që ka goditur familjen dhe komunitetin e Maliqit.