Drejtonte një rrjet online të pornografisë me fëmijë, arrestohet i riu në Kroaci
Një burrë i dyshuar për drejtimin e një rrjeti online të pornografisë me fëmijë është arrestuar në Kroaci. Sipas autoriteteve kroate 29-vjeçari i arrestuar ndante përmbajtje me 250 persona në të gjithë botën dhe kishte në shënjestër dhjetëra të rinj.
29-vjeçari kroat akuzohet gjithashtu për abuzim seksual me një vajzë të re për një periudhë të gjatë kohore. Anëtarët e rrjetit, i cili u zbulua falë një hetimi ndërkombëtar policor, komunikonin nëpërmjet një “aplikacioni mesazhesh të koduar” dhe shkëmbenin “përmbajtje ekstreme të pornografisë me fëmijë ”.
Burri dyshohet se ka kontaktuar të paktën 20 fëmijë në Kroaci dhe rreth 10 të tjerë në vende të huaja. Në disa raste, besohet se ai ka kontaktuar fëmijët nëpërmjet platformave online ndërsa fëmijët ishin në shkollë ose në prani të prindërve të tyre.
Një kontroll në telefonin e tij zbuloi qindra foto dhe video me pornografi për fëmijë. Hetimi filloi pasi policia australiane identifikoi një person që po ndante përmbajtje të tillë në një aplikacion mesazhesh të koduar.