Angli, Sheffield Wednesday, në administrim të kontrolluar: 12 pikë penalizim

Sheffield Wednesday kalon zyrtarisht në administrim të kontrolluar, duke u ndëshkuar me 12 pikë penalizim nga Liga Angleze e Futbollit (EFL). Klubi katër herë kampion i Anglisë dhe aktualisht i fundit në Championship po përballet me probleme të rënda financiare, të krijuara gjatë drejtimit të Dejphon Chansiri-t. Këto vështirësi kanë shkaktuar protesta nga tifozët dhe sanksione nga liga, e cila në një deklaratë zyrtare theksoi se administrimi i kontrolluar mund të përfaqësojë “një mundësi për të ecur përpara drejt një shitjeje të suksesshme dhe një të ardhmeje të sigurt nën një pronësi të re.”

Ministrja britanike e Kulturës, Lisa Nandy, e cilësoi këtë si “një situatë jashtëzakonisht shqetësuese”, duke theksuar se “pronarët duhet të jenë kujdestarë të mirë, të veprojnë në interes të klubit të tyre dhe, qartësisht, në këtë rast nuk ka ndodhur kështu.”