Balluku nën hetim, Balliu: Kapiteni i saj, Rama, përpiqet të heqë një peshë të ekuipazhit për të shpëtuar veten
Deputeti I Partisë Demokratike Klevis Balliu ka reaguar më një shënim në faqen e tij në facebook pas marrjes nënë hetim të zëvendëses së Ramës.
“Kapiteni i saj, Edi Rama, përpiqet të heqë një e nga një peshat e rënda të ekuipazhit të tij, në një përpjekje të dëshpëruar për të zgjatur udhëtimin dhe për të shpëtuar veten”, shkruan deputeti demokrat.
Mesazhi:
Marrja e Lubi Ballukut si e pandehur është shenja më e qartë se anija e Rilindjes po fundoset.
Kapiteni i saj, Edi Rama, përpiqet të heqë një e nga një peshat e rënda të ekuipazhit të tij, në një përpjekje të dëshpëruar për të zgjatur udhëtimin dhe për të shpëtuar veten.
Por sado ngarkesa të hedhë në det, anija e Rilindjes është dëmtuar përfundimisht nga korrupsioni, abuzimi dhe krimi shtetëror.
Mbytja e saj është çështje kohe me hir apo me pahir, ajo do të fundosej në valët e së vërtetës.