VIDEO - Denoncimi i Ahmetajt/ Ja çfarë tha për aferën 50 mln euro të Ramës dhe Ballukut me tunelin e Llogorasë

Prokuroria e Posaçme pak kohë më parë ka sekuestruar dokumentet e kompanisë ndërtuese të tunelit të Llogorasë.

Urdhri për sekuestrimin e këtyre dokumenteve është dhënë nga prokurori Dritan Prençi, thuhet ne media. 

Një hetues i BKH ishte angazhuar për veprime hetimore.

Tuneli i Llogorasë është një nga aferat korruptive më të mëdha në vend.

Aferë kjo e denoncuar nga Arben Ahmetaj ish zv.kryeministri shqiptar.

Në intervistën e dhënë në Çim Peka Live në SYRI TV, Ahmetaj u shpreh se tenderi i fituar nga kompania shqiptare me një vlerë 140 milionë euro është anuluar dhe pas takimeve në Ankara të Turqisë, i është dhënë tenderi një kompanie turke për 50 milionë euro më shumë. 

DENONCIMI I AHMETAJT: "Tuneli i Llogarasë/ Ahmetaj: Aferë korruptive! U anulua tenderi...iu dha turkut pas takimeve në Ankara

Aktorët kryesorë të kësaj afere janë Edi Rama dhe Belinda Balluku, pati deklaruar ai.

Ndërkohë që sot SPAK i ka dërguar fletë thirrjen Ballukut dhe do ti duhet të paraqitet bashkë me avokatin në zyrat e këtij institucioni.