U aksidentua gjatë garës, vdes çiklisti italian 25 vjeç

Çiklisti italian Kevin Bonaldo, 25 vjeç, ndërroi jetë këtë mëngjes në Spitalin e Vicenzës pas një muaji në gjendje të rëndë.

Bonaldo u përplas më 21 shtator gjatë garës “Piccola Sanremo” në Sovizzo dhe u shtrua në kujdes intensiv në Spitalin San Bortolo.

Gjatë javëve të fundit ai kishte treguar shenja shërimi, por gjendja e tij u përkeqësua në orët e fundit, duke çuar në vdekjen e tij.

Lajmin e bëri të ditur klubi i tij, Sc Padovani Polo Cherry Bank.

I lindur në Treviso, Bonaldo nisi karrierën e tij në kategorinë G1 me UC Loria, më pas garoi për UC Giorgione dhe VC Bassano, ku arriti vendin e dytë në Kampionatin Italian të Kohëmatjes Ekipore për Allievi.

Ai e përsëriti këtë sukses edhe në kategorinë Under 23 me ekipin Qhubeka.

Ky vit ishte i rëndësishëm për të, pasi iu bashkua Sc Padovani Polo Cherry Bank dhe arriti vendin e pestë në fazën e katërt të garës ndërkombëtare Dookoła Mazoësza në Poloni.

Vdekja e tij lë një boshllëk të madh në botën e çiklizmit italian.