Turqi: 14 emigrantë të mbytur në Detin Egje

Katërmbëdhjetë migrantë që hipën në një gomone u mbytën në Detin Egje pranë Bodrumit në Turqinë jugperëndimore, njoftuan autoritetet lokale të premten.

"Dy persona (...) u shpëtuan të gjallë dhe trupat e 14 migrantëve të parregullt u gjetën", tha guvernatori lokal në një deklaratë, pasi mediat turke raportuan një numër fillestar të vdekjeve prej shtatë personash.