Rusia merr kontrollin e tre fshatrave të tjerë në Ukrainën lindore

Ministria ruse ka deklaruar se forcat ruse këtë të premte morën kontrollin e tre fshatrave të tjerë në Ukrainën lindore.- Advertisement -

Sipas ministrisë, trupat ruse kanë marrë Bolohivkën në rajonin e Kharkiv, Prominin në rajonin e Donetskut, si dhe Zlagodën në rajonin e Dnipropetrovskit.

Më parë, ministria tha gjithashtu se forcat e saj kishin pushtuar vendbanimin Dronivka në rajonin e Donetskut.