Çollaku në krah të kandidatit të pavarur: Vota për avokatin Brahilika, çlirim i krahinës nga zaptues të korruptuar!

Ish kandidati i PD në Qarkun Dibër, Basir Çollaku, ka dalë pro kandidatit të pavarur për Bashkinë e Matit, Eduart Brahilika, në zgjedhjet e pjesshme vendore që do të mbahet në këtë bashkia më 9 nëntor.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Çollaku shkruan se duke votuar avokatin Brahilika, vota për të do të jetë çlirim për Matin.   

‘Nuk mund të jetë Mati qytet burgjesh por një qytet demokracie. Historia e trevës ka akte krenarie për kombin. Kemi trashëgimi me gjurmë në histori. Le ta pasurojmë dhe jo varfërojmë atë. Të.gjithë bashkë për një Mat të çliruar. Kudo gjendemi të punojmë çdo orë, për të vlrtetën e përbashkët’, shkruan ish kandiati demokrat, Basir Çollaku

Statusi

Vendore 9 nëntor, voto avokatin çliro Matin

Zgjedhjet e pjesshme kanë përfshirë edhe Matin në një garë për Bashkinë. Raporti i OSCE-ODIHR për 11 majin tha se Shqipëria nuk zhvilloi zgjedhje demokratile dhe krimi organizuar ndikoi në të. Kjo është e keqja kombltare.Por ka një datë. 9 nëntor. Datë që duhet të jetë çlirim e krahinës nga zaptues të korruptuar.

Në Mat ka një kandidaturë të shkëlqyr. Avokat Eduart Brahilika

Edi është një nga familjet fisnike me emër në historinë e trevës. Gjithashtu ka kontribuar pandërprerë në atë qytet, për më shumë liri, më shumë mbrojtje humane, më tepër dinjitet, në përballjr me të keqen e ligjshkelësit e shumtë si në të gjithë vendin. Një ekip të djathtësh matjanë, janë emergjenca për të cilën ka nevojë ai qytet, ajo zonë.

Agron Malaj, Ish-bashkiaku sot deputet, ka kënë një godinë strehë veprash penale, ku kryesonte vetë. Matjanët duhet të kapërcejnë pragjet partiake dhe të drejtojnë bashkinë me Edin, për të ndaluar falimentin, e për të rikthyer pushtetin qytetarëve. Për të kthyer investime të pavjedhura, për të ofruar shërbime të munguara e sakatuara nga plaçkitja e vendorëve, zgjatues të një qeverie me kryefjalë drogën.

Për të qenë nesër të lirë, të patrembur, të pafrikësuar, të pakërcënuar, aksionerë në qeverisjen e Matit, mundësia e lirisë është vota pro Edi Brahilika. Është një qytetar i përkushtuar si mijëra të ngjashëm të tij. Me të do të keni një bashki dhe jo një burg të dytë në qendër të qytetit, pas atij famëkeqit lënë nga diktatura.

Nuk mund të jetë Mati qytet burgjesh por një qytet demokracie. Historia e trevës ka akte krenarie për kombin. Kemi trashëgimi me gjurmë në histori. Le ta pasurojmë dhe jo varfërojmë atë. Të.gjithë bashkë për një Mat të çliruar. Kudo gjendemi të punojmë çdo orë, për të vlrtetën e përbashkët. Voto Edin, çliro Matin.