Yamal ‘tërbon’ tifozët madrilenë: Reali vjedh dhe ankohet vazhdimisht

Në programin e njohur “Twitch” të Kings League, ylli i ri i Barcelonës, Lamine Yamal, shfrytëzoi rastin për t'u dërguar disa mesazhe provokuese rivalëve të Real Madridit përpara “El Clasicos” të së dielës.

Dueli midis Real Madridit dhe Barcelonës do të luhet të dielën në orën 16:15 në stadiumin “Santiago Bernabeu” dhe duket se "lufta e fjalëve" ka filluar tashmë.

Gjatë emisionit, Yamal iu përgjigj pyetjeve në lidhje me klubin mbretëror, dhe deklaratat e tij shkaktuan shumë reagime midis tifozëve të të dy ekipeve.

Kur u pyet nëse Reali vjedh, sulmuesi 18-vjeçar i Barcelonës qeshi dhe tha: "Ata vjedhin, ankohen vazhdimisht...".

 Pastaj shtoi ironikisht: "Oh, sigurisht...", duke e shoqëruar me një gjest me kokë dhe dorë që nuk linte shumë vend për dyshime se çfarë mendonte në të vërtetë për Realin.

Në atë rast, Yamal e krahasoi Real Madridin me ekipin e Porcinos, ekipin e transmetuesit të njohur Ibai Llanos, i njohur për reagimet e tij të dhunshme ndaj arbitrimit, duke aluduar se Reali shpesh ka një avantazh me gjyqtarët.

Përfaqësuesi i ri spanjoll nuk u ndal me kaq. Ai kujtoi edhe triumfin e vitit të kaluar të Barcelonës në “Santiago Bernabeu”, kur katalanasit fituan bindshëm 4-0.

"Ata thonë se duhet të shënoj në ‘Bernabeu’? E kam bërë tashmë, nuk e mbani mend?", tha ai me një buzëqeshje, duke i kujtuar prezantuesit atë ndeshje.