Greva e naftëtarëve në ditën e 10-të, Sindikata: As kompania, as qeveria nuk ofrojnë zgjidhje konkrete

Dita e 10- të e grevës së naftëtarëve në Marinzë, ka filluar me një tubim para zyrave të kompanisë Bankers Petroleum ku me pankarta në duar kanë shprehur vendosmërinë për ti shkuar deri në fund plotësimit të kërkesave të tyre.

Sipas kreut të Sindikatës së Sektorit Hidrokarbur Dritan Shahu , gjatë këtij tubimi përfaqësues të kompanisë kanë fotofgrafuar e filmuar punonjësit, një formë presioni që është ndjekur si taktikë nga ata edhe gjatë tubimeve të mëparshme.

LEXO EDHE: 'Naftëtarët punojnë në kushte ekstreme, drejtuesit marrin milionat’/ Kreu i Sindikatës: Nuk ndalemi

Ndërkohë gjëndja shëndetësore e 10 anëtarëve të këshillit sindikal të cilët janë në ditën e 10-të të grevës së urisë pa afat , përkeqęsohet nga dita në ditë.

Sotiraq Dano, dhe Dorjan Dylmishi pohojnë se janë të vendosur të rrezikojnë edhe jetën e tyre, për të mos u tërhequr nga kauza e tyre ndërsa shprehin keqardhjen që fusha naftëmbajtëse është pa mbikqyrjen e tyre.

LEXO EDHE: VIDEO/ Marinzë - Pas Dyrmishit, edhe për grevistin Selami rëndohet gjëndja shëndetësore. Dërgohet në spital

“ Inxhinierë , por të mjerë”. Kështu jemi ne thonë inxhinierët e rinj Valter Nukaj, dhe Arti Barjami, të cilët prej vitesh nuk njohin rritje page. Kryeministri thotë që punë ka, por profesionistë jo. Ne ja ku jemi, le të na vlerësojnë thonë ata njëzëri.
 

E ndërsa kompania nuk ofron asnjë zgjidhje konkrete, naftëtarêt ende nuk kanë asnjë përgjigje as nga Kryeministri Rama e as nga Ministria perkatëse.

Thirrjet për ndërhyrje dhe zgjidhje urgjente

Ndërsa situata shëndetësore e grevistëve përkeqësohet, përfaqësuesit e tyre kanë bërë thirrje të forta për ndërhyrje nga qeveria shqiptare. Ata kërkojnë që institucionet të ndërmjetësojnë me kompaninë në mënyrë që të gjendet një zgjidhje e qëndrueshme dhe e drejtë për problemet e tyre.

“Ne jemi të gatshëm të vazhdojmë protestën deri në përmbushjen e kërkesave tona, por shëndeti ynë po rrezikohet seriozisht. Shpresojmë që institucionet të reagojnë para se të jetë vonë,” tha një përfaqësues i grevistëve.

Cilat janë kërkesat e naftëtarëve?

Grevistët kërkojnë përmirësimin e kushteve të punës, pagesa të dinjitetshme, trajtim të barabartë me punonjësit e tjerë të sektorit dhe zbatimin e marrëveshjeve të mëparshme të nënshkruara me kompaninë.
1- Rritja e fondit te pagave me 18% kjo shume te shpërndahet për punonjësit e fushës.
2 - Arritja e trajtimit ushqimor nga 9 mijë lekë ne 13 e 200 lekë.
3- Zbatimi i ligjit te statusit te naftëtarit.
4- Drejtësi e barazi në shpërblime.
5-  Meritokraci në rritje në detyrë e pronovime

FOTO GALERI