Kryeministri sllovak, Fico: Plani i BE-së për të përdorur asetet ruse, mund të dështojë!

Plani i BE-së për të përdorur asetet ruse për Ukrainën mund të dështojë, deklaroi kryeministri sllovak Robert Fico.

"Plani i BE-së për të përdorur asetet ruse për Ukrainën mund të dështojë", tha kryeministri në një video-adresim drejtuar bashkëqytetarëve të tij në Facebook. Sipas tij, iniciativa është e diskutueshme dhe mbart rreziqe serioze. Këto përfshijnë, shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe masa hakmarrëse nga Moska, përfshirë padi.

"Pritjet për konfiskimin e aseteve të ngrira ruse janë të mëdha. Megjithatë, në takimin e ardhshëm të Këshillit Evropian në dhjetor, kur do të merret një vendim, ato [planet] mund të përballen me realitetin dhe të dështojnë. Prandaj, propozova që dokumentet përfundimtare [të takimit aktual të Këshillit Evropian] të mos përmendin mundësinë e konfiskimit dhe që Komisioni Evropian të propozojë mundësi të tjera për financimin e Ukrainës për dy vitet e ardhshme. Propozimi im u pranua", theksoi kryeministri.