‘Faleminderit që nuk na mbështetët kurrë’, mbyllet restoranti italian në Londër

Një restorant në veri të Londrës ka kritikuar vendasit “indiferentë”, duke thënë se ata shkaktuan mbylljen e tij përgjithmonë.

Sipas Sky News, Don Ciccio në Highgate tha se ishte detyruar të mbyllej pas gjashtë vitesh për shkak të “mungesës së klientëve”.

“Për komunitetin e Highgate dhe fqinjët e saj – faleminderit që nuk na mbështetët kurrë, as edhe një herë”, thuhet në një postim në faqen e tij të internetit.

“Atyre që u shërbyem gjatë karantinës, kur ishim restoranti i vetëm i hapur, faleminderit që nuk na vizituat kurrë pasi mbaroi pandemia.”

“Mund të jemi restoranti i parë italian që mbyllet… Jo për ushqimin e keq, kritikat e këqija apo fatin e keq – por për indiferencën e pastër të fqinjëve tanë”, shtoi ajo.

“Do të themi thjesht: addio.”

Disa biznese kanë vuajtur vitet e fundit, ndërsa kostot vazhdojnë të rriten dhe buxhetet familjare mbeten të shtrënguara.

Don Ciccio nuk i mjaftoi të të ishe një Traveller’s Choice në TripAdvisor ose të mbante një vlerësim prej 4.7 yjesh në Google ndërsa nuk është i pari që u kundërpërgjigjet klientëve pasi restoranti luksoz Mangal 2 shprehu pakënaqësitë e tij me klientët e pasjellshëm, duke i fajësuar ata për “vdekjen e mikpritjes”.