Anri Bala: Raporti i OSBE-ODIHR na ngatërroi edhe më shumë, gabimi është vlerësimi për SPAK-un

Në studion e “Çim Peka Live” në Syri TV po diskutohet raporti i OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 11 majit, i cili rrëzoi procesin.

Sipas raportit, është konstatuar se zgjedhjet u dominuan nga partia-shtet dhe gara ishte e pabarabartë.

Në panelin e të ftuarve në emision është gazetari Anri Bala, i cili tha: “Raporti duhet të kishte dalë muaj më parë. Duhet të kishte qenë burim debati në parlament. Nuk prisja këtë që pashë. Na ngatërroi më shumë nga ato që dinim. Kryesisht merren me fakte konkrete. Raporti kishte terminologji që flitet kështu apo ashtu, që nuk duhet të jetë i tillë, por konkret.

Gabimi i madh i raportit ishte që SPAK ka bërë një punë shumë të mirë.

Ka patur një paqartësi raporti. Një media e ndarë me njëra tjetrën. Kur thuhet që ka bërë një punë të jashtëzakonshme për korrupsionit dhe i jep vlerë arrestimeve. Nëse ka marrë nga njëra palë (opozita), duhet të marrë edhe nga pala tjetër (pozita). Tani, OSBE-ODIR po pranon që këta që janë arrestuar nga SPAK i bie të jenë arrestime politike.

Pjesa më e mirë e njerëzve e gjykojnë SPAK që mirë e bëri që arrestoi politikanin, por po të shihni kur ndodhi ajo vrasja e gjyqtarit, u pa se çfarë ndjesie kishin shqiptarët për sistemin e drejtësisë.

Prandaj po them që nuk ka qenë i qartë OSBE-ODIR, sepse e kundërshtojnë veten në atë raport me këto deduksione. Krijoi një opinion dhe dualitet mendimesh që gjithsekush do ketë variantin e vet”.