Presidenti i Lituanisë: Avionët rus shkelën hapësirën tonë ajrore
Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda ka deklaruar se dy avionë ushtarakë rusë shkelën hapësirën ajrore lituaneze të enjten pasdite. Ai shtoi se kjo është një shkelje flagrante e së drejtës ndërkombëtare dhe integritetit territorial të Lituanisë.
Nauseda shtoi se edhe një herë konfirmohet rëndësia e forcimit të gatishmërisë së mbrojtjes ajrore evropiane. Ai theksoi se Ministria e Jashtme lituaneze do të thërrasë përfaqësuesit e ambasadës ruse për sjelljen e pamatur dhe të rrezikshme. Sipas informacionit, avionët luftarakë të NATO-s që patrullonin nga Polonia u thirrën për t’iu përgjigjur kërcënimit.