‘Rama nuk arriti të tjetërsojë raportin e ODIHR’/ Spahija: Në Shqipëri nuk ka zgjedhje por farsë

Deputeti i PD-së, Bardh Spahia ka reaguar në lidhje me raportin përfundimtar të OSBE/ ODIHR për zgjedhjet e 11 majit 2025, duke i certifikuar si jo të barabarta dhe një farsë zgjedhore.

Në postimin e tij në Facebook, Spahia thekson se ky raport faktoi të gjitha akuzat e opozitës për farsën zgjedhore të 11 majit,  dhe se Edi Rama nuk arriti të tjetërsoi këtë raport edhe pas shumë përpjekjesh të tij.

Që raporti i OSBE-ODIHR fakton të gjitha akuzat e PD nuk përbën lajm dhe as prisnim nga ndërkombëtarët të na tregojnë që në Shqipëri nuk ka zgjedhje por farsë sepse ka 12 vite që çdo qytetar e di këtë. Lajm është që Edi Rama nuk arriti të tjetërsojë këtë raport edhe pas shumë përpjekjeve të tij ndërkombëtarisht’, shkruan Spahia.