Raporti i OSBE ekspozon masakrën e 11 majit, Shella: Ka edhe kritika për ata që duhej të hetonin krimin zgjedhor

Pas publikimit të Raportit përfundimtar për farsën zgjedhore të 11 majit, Gert Shella i ftuar ne edicionin e lajmeve të mesditë në Syri tha se. “raporti i OSBE – ODIHR, pikë së pari, nuk shton më shumë se sa raporti paraprak.

Në bisedë më moderatorin Edvin Parruca ai deklaroi se, “fakti që ky është edhe raporti më i vonuar, e bën atë dyfish të munguar”. :Ne nuk kemi patur raste të tjera që raporti i OSBE – ODIHR të vijë 6 po 7 muaj pasi kanë mbaruar zgjedhjet”.

Gert Shella: Unë pata mundësi që ta marr raportin dhe ta lexoj plotësisht. I kushtova rëndësi përmbledhjes ekzekutive, gjetjeve në tërësinë  e tyre dhe rekomandimeve. Duhet thënë, në vlerësimin tim ndoshta, është raporti më i thukët, nuk do të doja të thoja më i keq që OSBE-ODIHR ka arritur ndonjëherë të përpilojë krahasimisht me pritshmërinë legjitime, ose që e diskutojmë që krijohet në klasën politike për të marrë një mendim të kualifikuar siç është ODIHR. Një arbitër shpesh herë është cilësuar.

Le të shpresojmë që me këtë raport arrin më, të justifikojë si të thuash këtë rol të dhënë nga palët.

Raporti pikë së pari, nuk shton më shumë se sa raporti paraprak. Po të lexoni me vëmendje gjetjet, raporti paraprak ka qene më i drejtpërdrejtë, ndoshta më i guximshëm, për të avancuar një kritikë nga palë që kanë mendim të kualifikuar sikurse është OSBE – ODIHR. Ndërkohë që raporti aktual merret duke bërë ballafaqime të vogla, vende - vende meskine, midis disa parashikimeve ligjore, midis disa vëzhgimeve. Vini re gjuhën e raportit. P.sh. aty ku ka një konsideratë negative vendoset përgjithësisht në formulimin që  disa parti të vogla raportuan se…

Aty ku ka një konsideratë pozitive, që me duhet ta them ato janë më shumë të vendit fizik që zënë në raport, se sa ajo që do të ishte ndoshta, sepse përderisa komentojmë në media ku lajmi i keq është lajm i mirë. Kështu që ne priremi të shikojmë ku janë kritikat dhe si të thuash ti adresojmë ato edhe përmes një diskutimi apo kritike konstruktive.

Aty ku ka diçka për të lavdëruar misioni i OSBE-ODIHR thekson që pati progres, regjistrimi i votuesve jashtë vendit që u bë për herë të parë, konsiderohet një sukses. Pati një mirëmenaxhim nga KQZ, një mirëmenaxhim nga dhomat e tij. Edhe pse kritikohet dhoma e dytë, KAS, si të thuash për një formalizëm në trajtimin e disa ankesave që janë bërë.

Nuk  jepen konkluzione, lidhur me atë nëse u hetua efektivisht apo nuk u hetua krimi zgjedhor. Kur në fakt këtë herë kishim edhe një grup ndërdisiplinor me disa prokurori që tashmë do të duhej SPAK, prokuroritë e rretheve dhe KQZ, së bashku të ishin me efektivë në raport me adresimin e të gjitha ankesave dhe kështu me radhë.

Flitet, mandej me disa kritika në lidhje me aksesueshmërinë e pikave të votimit edhe për personat me aftësi fizike të kufizuar.

Pra po të lexohet ky raport, e lë të pakënaqur atë që unë mendoj që në diskutimet para zgjedhore, pra në diskutimin e brendshëm parazgjedhor, ka qenë ndoshta periudha më e mbarsur me kritika në lidhje me atë, se ku na çon ne sistemi zgjedhor që kemi aktualisht.

Ky është raporti më i keq. Ne kemi komentuar një gjuhë të drunjtë në raportet e OSBE. Kjo gjuha e këtij raporti është as mish e as peshk, as bar e as dru.

Është gjuha që nuk i shton asnjë gjë cilësisht, ose efektivisht diskutimit tonë të brendshëm, pra heziton OSBE-ODIHR, heziton raporti që ka përpiluar që të adresojë shqetësimin tonë që është sistemi aktual na garanton që vullneti i zgjedhësit të vejë aty ku niset apo deformohet rrugës. Dhe në qoftë se ky diskutim hapet, ky raport nuk mund të niste me të drejtën e invalidëve për të votuar të lirë dhe pa pengesa në kuptimin e aksesit në qendrat e votimit por  duhet të adresonte pikë së pari, formulën zgjedhore në Republikën e Shqipërisë, mënyrën se si të gjithë subjektet zgjedhore janë të barabartë në votën apo mënyrën se si votuesi hedh votën dhe ajo numërohet, shut sikurse vullneti I tyre është iniciuar.

Fakti që ky është edhe raporti më i vonuar. E bën atë dyfish të munguar. Ne nuk kemi patur raste të tjera që raporti i OSBE – ODIHR të vijë 6 po 7 muaj pasi kanë mbaruar zgjedhjet.

Ky raport nuk i vlen askujt, përveç faktit që do të diskutohet për një ose dy ditë. Dhe për shkak të rrethanës që nuk është substancial.

Një raport substancial për mendimin tim duhej të  ishte. Dakord, ka disa kritika për këtë grupin ndërinstitucional që do të adresonte krimet zgjedhore. Por ne e kuptojmë që OSBE – ODIHR ka një limitim në mandat për të vlerësuar kohëzgjatjen e hetimeve në Republikën e Shqipërisë që tashmë siç e kemi komentuar shkon nje vit, dy vite, tre vite dhe si të thuash rri në sirtarë prokurorie, çeshtja pa shkuar në gjykatë, Kjo e pamundëson OSBE-ODIHR që të merren me këtë çështje se mandati i tij aktivizohet me fushatën zgjedhore dhe përfundon sot. Pra ka përfunduar mandati i vëzhguesve kur u shpall rezultati i votimit pra kur u mbyll numërimi i votave dhe ata ka sjellë sot raportin…. Pra nuk mund të thoshte që për atë që thuhet që ka qene kryeargumenti i tyre që është polarizimi. Pra njëra palë pretendon se ka tjetërsimi të  zgjedhjeve dhe pala tjetër thotë që shikoni, ne i kemi marrë masat, dhe këtu ka një mosbesim të thellë….