Prapaskena/ Si i befasoi Modric shokët e ekipit te Milani me një dhuratë për secilin
Luka Modric ka nisur aventurën e tij me Milanin në një mënyrë krejtësisht të veçantë dhe jashtë çdo pritshmërie. Në vend që të ndjekë ritualin e zakonshëm të lojtarëve të rinj, të këndojë para shokëve të skuadrës në dhomën e zhveshjes, ‘ylli’ kroat zgjodhi të bëjë diçka shumë më bujare.
Gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë në TikTok me krijuesin e përmbajtjes Jorge Rubio, sulmuesi meksikan Santiago Giménez zbuloi se çfarë kishte ndodhur në ditën e parë të Modric-it te “Kuqezinjtë”.
“Kur Modric mbërriti, hymë në dhomën e zhveshjes dhe çdo lojtar kishte nga një iPhone të ri mbi vendin e tij,” – tregoi Giménez. “Ai u bleu të gjithëve telefona si dhuratë. Zakonisht lojtari i ri duhet të këndojë para të gjithëve, por Modric vendosi të na habiste me këtë gjest bujar.”
Me këtë veprim të papritur, kapiteni i Kroacisë fitoi menjëherë respektin dhe admirimin e të gjithëve në klubin kuqezi, duke treguar edhe njëherë se madhështia e tij nuk qëndron vetëm në fushë, por edhe jashtë saj, në sjellje, inteligjencë sociale dhe zemërgjerësi.
🗣 Santiago Gimenez: "We arrived at our dressing room and each player had the new iPhone in his place, Modrić gave it to us. He bought each of us a phone... Instead of singing [an initiation song], he decided to buy everyone phones." ❤️🖤pic.twitter.com/Y2Il4YOnrj
— SempreMilan (@SempreMilanCom) October 22, 2025