SYRI TV/ Përvjetori i lindjes së Gjergj Fishtës, Behar Gjoka: Në shkolla e përkthejnë
SYRI TV
Në përvjetorin e lindjes së Gjergj Fishtës, studiuesi Behar Gjoka kritikon mënyrën si trajtohet sot autori i “Lahutës së Malcis”, duke thënë se në shkolla Fishta përkthehet në vend që të lexohet. Ai e quan këtë një qasje qesharake, që e largon poetin nga gjuha dhe shpirti i veprës së tij.
Në përvjetorin e lindjes së Gjergj Fishtës, një prej themeleve të letërsisë shqipe, studiuesi Behar Gjoka ngre një kritikë të ashpër, ndaj mënyrës si trajtohet sot autori i “Lahutës së Malcis”.
Sipas Gjokës, përpjekja për ta sjellë Fishtën të përkthyer në standard është një mënyrë për ta zbrazur nga thelbi, duke harruar gjuhën, ritmin dhe shpirtin e gegnishtes. Profesori vë në dukje se pengesa kryesore nuk është vetëm mungesa e njohjes së thellë të Fishtës, por edhe ngurtësia gjuhësore dhe mendore e trashëguar nga periudha e realizmit socialist.
Sipas studiuesit, Fishta ka nevojë të lexohet me seriozitetin që meriton.