Argita dhe Jamarbër Malltezi kërkojnë lirim të pasurive të sekuestruara nga SPAK

Argita dhe Jamarbër Malltezi, kërkojnë lirim të 25 pasurive të sekuestruara nga SPAK prej dy vitesh lidhur me dosjen “Partizani” e cila është në proces gjyqësor.

Ata kanë depozituar një kërkesë në GJKKO për këtë çështje.

Kërkesa penale me objekt “kthim sendi të sekuestruar” do të shqyrtohet nga trupa gjykuese e dosjes “Partizani”, Elsa Ulliri, Bib Ndreca dhe Rudina Palloi.

Pas arrestimit të Malltezit, me kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme vendosi në masën e sekuestros gati 25 pasuri, nga të cilat, 16 apartamente, disa llogari bankare dhe kuotat e tij në disa shoqëri tregtare.