", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2025/October/23/auto_Screenshot_2025-10-23_1504221761224721.png", "width": 900, "height": 1045 } }

David dhe Victoria Beckham tregojnë jetën prej fshatari: mbjellin qepë, bishtaja...

David dhe Victoria Beckham po e shijojnë në maksimum jetën në fshatin anglez Cotswolds, ku kanë ndërtuar një kopsht shtëpie plot prodhime të freskëta. Të martën, më 21 tetor, ish-futbollisti 50-vjeçar ndau në Instagram një video ku shihet duke mbledhur bishtaja dhe qepë të kuqe nga kopshti i tyre i gjerë, të cilin e ndan me bashkëshorten e tij, stilisten 51-vjeçare.

Në fillim të videos, David shfaqet pas bimëve dhe thotë me humor “Bishtaja!”. “I adhuroj bishtajat,” – i përgjigjet Victoria, ndërsa më pas ai ulet për të shkulur një qepë të pjekur mirë. Beckham kujdeset vetë për bimët, duke i ujitur me kujdes dhe duke bërë edhe shaka me bashkëshorten, të cilën përpiqet ta lagë me sprucatorin. “E pastër dhe higjienike,” – thotë Victoria, teksa provon një bishtajë. “Shumë e mirë.”

Kjo nuk është hera e parë që çifti tregon prodhimet e veta. Në qershor, David kishte ndarë një video ku tërhiqte një karotë me dy degëzime, që i solli shumë të qeshura Victorias. Po ashtu, ata kanë publikuar edhe tranguj të rritur në kopshtin e tyre.

Pavarësisht se kopshti është pasioni i përbashkët, në kuzhinë David duket se ka përparësi. Së fundmi, Victoria publikoi një video ku ai përgatit një drekë familjare, ndërsa e refuzon me shaka ndihmën e saj: “Jo, të lutem, qëndro larg! Nuk po bëjmë një tost me proshutë dhe djathë,” – i thotë ai me buzëqeshje.

Çifti Beckham, pas më shumë se 26 vitesh martesë, vazhdon të tregojë me humor dhe dashuri anën e tyre më të thjeshtë e familjare, larg botës së modës dhe futbollit që i bëri të famshëm.

View this post on Instagram

A post shared by David Beckham (@davidbeckham)