Aneksimi i Bregut Perëndimor/ ‘S’do të ndodhë', Trump: Izraeli do të humbiste mbështetjen e SHBA-ve!
Presidenti amerikan, në një intervistë me revistën Time, përsëriti atë që tha zëvendëspresidenti JD Vance pak kohë më parë, se politika e prerë e SHBA-së është kundër aneksimit izraelit.
“Nuk do të ndodhë. Nuk do të ndodhë sepse u dhashë fjalën vendeve arabe. Dhe nuk mund ta bëni këtë tani”, tha Trump për Time.
"Kemi pasur mbështetje të madhe arabe. Kjo nuk do të ndodhë sepse u dhashë fjalën vendeve arabe. Nuk do të ndodhë. Izraeli do të humbiste të gjithë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara nëse kjo do të ndodhte".
Dje, parlamenti izraelit miratoi një projektligj, që zyrtarisht bënte thirrje për aneksimin e Bregut Perëndimor të pushtuar.
Ndërkohë numri i të vdekurve palestinezë nga lufta e Izraelit në Gaza vijon të rritet.
Një palestinez është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur në sulmet izraelite në të gjithë Gazën gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa 13 trupa janë gjetur gjatë kësaj periudhe, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës.
Ministria tha se 32 trupa janë identifikuar gjithashtu që nga dje, duke e çuar numrin total të të vdekurve të konfirmuar në luftën e Izraelit në Gaza që nga 7 tetori 2023 në 68,280, me 170,375 të plagosur.
Ministria tha se që nga hyrja në fuqi e armëpushimit midis Izraelit dhe Hamasit më 11 tetor, 89 palestinezë janë vrarë në Gaza, 317 janë plagosur dhe 449 trupa janë gjetur./ Al Jazeera.