ZYRTARE/ Vllaznia bën goditjen e parë në merkato, transferon këtë lojtar

Pas largimit të Ndricim Shtubinës të Kukesi, ekipi i Vllaznisë ka arritur të sigurojë menjëherë një nga lojtarët më të mire të kampionatit shqiptar. Zyrtarisht, Edon Hasani është lojtari më i ri i shkodranëve.

25-vjeçari është rritur në akademinë e Vllaznisë dhe ka qenë pjesë e ekipit të parë të shkodranëve që nga viti 2009 deri në vitin 2012, para se të largohej drejt Bullgarisë te skuadra e Liteks Loveç.