Paketa e maleve/ Berisha: Rama po mbjell farën e armiqësive, investitorët të mos të prekin tokën e tjetrit
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denoncuar paketën e maleve të propozuar nga qeveria, duke e cilësuar atë një plaçkitje të madhe dhe një veprim të dëmshëm për zonat malore të Shqipërisë.
Berisha e akuzoi kryeministri Rama për qëllime të errëta dhe përmbysje të politikave që ishin miratuar më parë, për të mbrojtur të drejtat e pronarëve të tokave malore. Sipas Berishës, Rama po përdor këtë projekt për të mbjellë farën e armiqësive dhe vëllavrasjes mes shqiptarëve, veçanërisht në veri, dhe po nxit konflikte në një mënyrë që mund të çojë në pasojat më të rënda për komunitetet vendase.
Berisha theksoi se në vitin 2012, gjatë qeverisjes së PD, ishte miratuar një ligj që përjashtonte investimet në zonat malore nga taksat për 8 vite, por që kërkonte që çdo investitor të binte dakord me pronarët e tokave, pa iu marrë asnjë centimetër tokë pa miratimin e komunitetit.
Deklarata për media:
Tani, për sa i përket paketës së maleve, ajo është një plaçkitje e madhe që po bëhet.
Edi Rama me asgjë nuk mund të mbulojë armiqësinë e tij të egër ndaj veriut të Shqipërisë dhe zonave malore sepse në vitin 2012, ne miratuam ligjin në të cilin investimin në të gjithë zonat malore e përjashtonim për 8 vite nga taksat.
Por nuk autorizonim veten që të merrnim qoftë edhe një centimetër tokë nga dikush. Pra, ai që do bënte investimin, problemin do e zgjidhte me pronarët.
Kështu që me këtë që po bën, vetëm po mbjell farën e armiqësive dhe vëllavrasjes.
Dhe unë ftoj investitorët, mos të prekin tokën e tjetrit.
Nuk ka moral kurrë t’i rrëmbesh tokën tjetrin.
Edhe ajo që është komunale është vërtetë komunale.
Ato që quhen bjeshkë atje prona është me dy origjina. Njëra është private, por janë pakicë. Por të tjerat janë komunale dhe kanë qenë komunale në shekuj. Çfarë do të thotë se ai komunitet është pronari i tyre.
Dhe ti pa ujdinë e atij komuniteti, pse je shtet, nuk mund të prekësh asnjë centimetër.
Është tokë e atij komunitet.
Ky po merr baronët e drogës dhe po i ndërsen kundër tokave të qytetarëve.
Jo, ky është krim.
Ky është krim!
E kuptoni, 12 vite ai ka investuar në të gjitha rrethet e veriut më pak se në një rreth të kategorisë së tretë në zonat e tjera?
Dhe tani flet për paketën e maleve.
Paketën e maleve e tregoi me Thethim, që u soll më keq se çdo pushtues.
Shkatërroi 100 objekte.
Del në Sylbicë, spiunojnë patronazhistët, dhe i prish tjetrit objektin, pa pasur asnjë plan absolutisht.
Sigurisht duhet të ketë plan dhe sigurisht askush nuk mund të ndërtojë kudo që do. Jo. Se duhet menduar perspektiva.
Ato duhet të zhvillohen siç kanë qenë me stane guri. Kanë qenë të sistemuara. Kanë pasur ujin, kanë pasur rrethimin. I kanë pasur të gjitha. Kanë qenë komunitet.
Pra, po ta marrësh kështu një fshat i vogël dhe i sistemuar. Kjo nuk do të thotë që të ndërtojnë kudo.
Por kjo do të thotë që shteti të shpenzojë dhe të bëjë planin se ku do ndërtojnë.
Është fat i madh që po ndërtojnë shtëpi. Ky çon fadromat se spiunojnë patronazhistët dhe i prishin punë dhe ua shkatërron për qëllime politike banesat në bjeshkë.