VIDEO/ E veçantë! Florjan Binaj në terren, kryeqytetasit e mirëpresin me akullore
Fushata e kandidatit të pavarur Florjan Binaj, po tërheq vëmendjen e qytetarëve të Tiranës.
Binaj ka disa ditë që ka dalë në terren ku iu ka kërkuar atyre mbështetjen përmes votës për zgjedhjet e parakohshme lokale për bashkinë e Tiranës.
Gjatë takimeve nuk mungojnë as momentet pikante, si këto në videon e sotme, ku ata shihen teksa i urojnë fitoren por edhe e mirëpresin me gjërat që iu gjenden në tezgat dhe bizneset e tyre.