Zelensky - Liderëve të BE-së: Edhe ju keni Tomahawk, s’janë unike të SHBA-së!
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky u ka kërkuar udhëeqësve evropianë, ta pajisin shtetin e tij me raketa me rreze të gjatë veprimi.
Duke folur në samitin në Bruksel para liderëve të BE, Zelensky tha se raketat Tomahawk, nënkuptojmë se regjimi i Putinit duhet të vuajë pasoja reale si rezultat i kësaj lufte.
"Kur flasim për armë me rreze të gjatë veprimi për Ukrainën, nënkuptojmë se regjimi i Putinit duhet të vuajë pasoja reale si rezultat i kësaj lufte. Ju bëj thirrje të mbështesni çdo gjë që e ndihmon Ukrainën të fitojë aftësi të tilla, sepse kjo bën një ndryshim të vërtetë për Rusinë."
Sipas Zelenskyt, këto armë me rreze të gjatë veprimi nuk janë unike për Shtetet e Bashkuara: 'disa vende evropiane i kanë edhe ato, përfshirë Tomahawk'.
‘Ne tashmë po flasim me vendet që mund të ndihmojnë”, tha Volodymyr Zelensky, duke iu drejtuar udhëheqësve të BE-së në Këshillin Evropian./ ANSA.