Dokumenti i OSBE-ODIHR, Boçi: Raport BOMBË, rrëzon totalisht zgjedhjet e 11 Majit
Nënkryetari i Partisë Demokratike Luçiano Boçi ka reaguar menjëherë pas publikimit të raportit të ndërkombëtarëve për zgjedhjet.
Sipas tij raporti i OSBE-ODIHR i dalë sot rrëzon totalisht zgjedhjet e 11 Majit.
Postimi:
Raport BOMBË i OSBE-ODIHR
Raporti i dalë sot rrëzon totalisht zgjedhjet e 11 Majit:
• OSBE/ODIHR e thotë troç: zgjedhjet u dominuan nga partia-shtet.
Gara ishte me regjimin që përdori çdo burim financiar e administrativ përfshi kriminal, pa kufizim
• Shteti u përdor si zyrë elektorale dhe jo si institucion publik.
• Punonjësit e administratës ishin nën presion dhe vota e frikës tejkaloi votën e lirë.
• Media totalisht e kapur dhe e kontrolluar e pluralizmi i mediatik i mbytur. Propaganda zëvendësoi informacionin.
• Patronazhistët janë bërë sistem e kjo është e papranueshme për standartet ndërkombëtare.
• Procesi nuk ishte as i qetë në ditën që regjimi e teatron “të qetë”, ditën e votimit.
Përfundimisht këto nuk janë zgjedhje!
Mazhoranca është ilegjitime!