Bie 11 maji/ ‘Bomba’ e raportit të ODIHR: Burgosja dhe përndjekja e liderëve të opozitës, e motivuar politikisht
Misioni vëzhgues i OSBE/ODIHR publikoi raportin final për zgjedhjet e 11 majit.
Pas disa muajsh, raporti më në fund ka parë dritën e diellit, pasi opozita jo pak herë deklaroi se kryeministri Edi Rama po bën presion për të ndryshuar tekstin e tij.
Raporti është i qartë që në fillim. Këto nuk ishin zgjedhje.
Aty thuhet se partia-shtet e Edi Ramës përdori të gjitha burimet për të krijuar një fushë të pabarabartë loje.
Me një gjuhë të ashpër thuhet se krimi i organizuar dhe patronazhistët e paligjshëm përdorën presionet, shantazhet dhe kërcënimet për të blerë vota.
Po ashtu me një gjuhë të drejtpërdrejtë, akuzohet Edi Rama se shkeli ligjin shqiptar dhe Dokumentin e Kopenhagenit gjatë fushatës dhe zgjedhjeve.
Por një nga konstatimet më të forta të ODIHR është se liderët e opozitës u përndoqën dhe u burgosën për motive politike.
“Në tetor 2024, ish-Presidenti Ilir Meta, lider i Partisë së Lirisë (PL), u arrestua mbi akuza për korrupsion. Muajin pasues, masat e arrestit shtëpiak ndaj Sali Berishës – të cilat ishin në fuqi që nga dhjetori 2023 – u revokuan, megjithëse ai pret gjykimin për akuzat e korrupsionit.
U zhvilluan disa protesta të udhëhequra nga PD në fund të vitit 2024 dhe fillim të vitit 2025, të nxitura nga shqetësimet për perceptimin e shkatërrimit të institucioneve demokratike, akuza për korrupsion qeveritar dhe keqpërdorim të burimeve shtetërore.
Për më tepër, PD kërkoi krijimin e një qeverie kujdestare për të mbikëqyrur zgjedhjet parlamentare.
Protestat ishin gjithashtu një reagim ndaj disa arrestimeve dhe hetimeve me profil të lartë që lidhen me opozitën, të cilat disa i konsideruan të motivuara politikisht,” thuhet në raport.