Raporti përfundimtar për 11 majin/Asnjë ndryshim nga Raporti paraprak

Raporti përfundimtar i Vëzhguesve Ndërkombëtarë doli. 

Megjithë përpjekjet e paprecedenta me shkrim e me gojë, megjithë "gurët që lëvizi" me nervozizëm e arrogancë, Edi Rama nuk idëa doli ta ndryshonte.

Në të rikonfirmohen të gjitha ç'ka u thanë në në raportin paraprak të 12 majit, madje plotësuar me detaje të reja.

Duket se ndërkombëtarët i kanë dhënë një shuplakë të fortë regjimit të Tiranës, duke e pasuruar raportimin e tyre me fakte e detaje edhe më ilustruese të asaj ç'ka panë dhe dëshmuan me 11 maj.

Mosplotësimi i asnjë prej kritereve të "Kartës së Kopenhagenit" mbetet kryefjala dhe lajmi i raportit më të fundit.

Raporti rikonfirmon në formë të prerë të gjitha paralajmërimet që bënë para zgjedhjeve ombrellat e partive të djathta në Evropë e në botë, pa përjashtim.

Ato pritet të vijojnë me veprime konkrete politike në mbështetje të Partisë Demokratike, opozitës shqiptare dhe demokracisë në Shqipëri.