PD me deputetë të rinj në Kuvend/ Hoti: Akt kombëtar për të mos lejuar të rrëshqasim në kohë të errëta!

Ligjvënësja demokrate, Elda Hoti duke folur në programin e Trajnimit për Deputetët e Rinj të Partisë Demokratike, u shpreh se përfaqësimi i tyre në Kuvend, është një akt kombëtar për të mos lejuar që Shqipëria të rrëshqasë në kohët e errëta.

Gjatë fjalës së saj, ku prezent ishte edhe lideri demokrat, Sali Berisha, Hoti vlerësoi prezencën e deputetëve të rinj në legjislaturën e re parlamentare, për të cilët tha se janë një ndihmesë e madhe për Grupin Parlamentar të PD.

Një përgjegjësi e tillë, sipas Hotit, kërkon që deputetët e PD të kërkojnë të vërtetën dhe guximin, cilësi që shpesh herë i vendosin në qendër të vëmendjes për t’i goditur dhe anatemuar, si një formë mbylljeje goje.

Deputetët e rinj janë një ndihmëse e madhe për grupin parlamentar e PD, tregues pozitiv që në këtë legjislaturë ka 30%  të rinj. Produkt i çmuar për grupin parlamentar të PD dhe Kuvendin. Ide e mirë për shkëmbim idesh dhe për të ndarë përvoja për parlamentarizmin në Shqipëri.

Deputet e opozitës, në kushte kritike ku ndodhet vendi ynë, më shumë se një akt thjesht përfaqësimi, është një akt kombëtar për të mos lejuar të rrëshqasim në kohë të errëta. Kjo na kërkon vërtetës, guxim. Kur ke guxim, të bën sulm dhe anatenim për të mbyllur gojën. Edhe vërtetësi e guxim e ka treguar Sali Berisha në 30 vite.