‘Krimi ka pushtuar vendin’, Balliu: Belinda Balluku është dinozauri i korrupsionit
Deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu deklaroi gjatë një interviste në emisionin Kafe Shqeto në syri tv pas ngjarjes së rëndë në Manzë ku u vranë dy të rinj se “është një krminalizim i shoqërisë që ka ardhur si pasojë e të bërit trafikantin biznesmen apo politikan.
Në bisedë më moderatorin Flavio Qarri pasi ka komentuar zhvillimet e fundit në vend dhe situatën kriminale ai ka hedhur akuza të forta edhe ndaj zv kryeministres Blinda Balluku të cilën ai e quajti, “dinozauri i korrupsionit “.
Klevis Balliu: Është një kriminalizim i shoqërisë që ka ardhur si pasojë e të bërit trafikantin biznesmen apo politikan. Tani trafikanti nuk shikohet më me negativitet. Tani trafikanti me atë gjuhën, zhargonin e përditshëm, quhen çuna të shkathët. Dhe kjo vjen si pasojë e bashkëpunimit që ka bërë qeveria. Duke qenë se qeveria e ka mësuar një brez të tërë se një trafikant të bën biznesmen, të bën politikan, të bën deputet, të bën kështu e ashtu… Nuk shikohen më sikur është një problem, përkundrazi, shikohen tani me një admirim. Dhe kështu fillon kriminalizimi i shoqërisë. Dhe fakti që sot ke të rinj e të reja që dalin nëpër rrugët e Shqipërisë me armë në brez, pa asnjë kontroll dhe pa asgjë. Dhe i shikon nëpër lokale dhe ndodhin ngjarje të tmerrshme si kjo (vrasja e dy te rinjve në Manëz). Dhe nuk është rasti parë por i disati që ndodh në Shqipëri ku njerëzit po vriten për çështje banale. Të humben dy jetë njerëzish për një kafe është një çmenduri. Në çdo vend të botës do të kishte një reagim të jashtëzakonshëm edhe nga institucionet. Pra praktikisht siguria në Shqipëri nuk ekziston. Këtu kur vdesin fëmijët nëpër shkolla e ka fajin Tik-Toku. Ku kapen këta me Aruba, me çdo aferë tjetër kriminale që kanë bërë këta, e ka fajin opozita. Tani e ka fajin ligji. Këta nuk mbajnë përgjegjësi për asgjë, ndërkohë që është kriminalizuar një shoqëri e tërë. Dhe ulesh në lokal, dhe ti nuk e di. Mund të kesh 10 veta me armë në brez që kanë problemet e tyre dhe që nuk i kap policia se njohin këtë drejtor apo atë drejtor, apo janë pjesë e grupeve kriminale. E gjithë shoqëria është në rrezik. Aldo Avdyli e thërriste në emër, o Bujar i thoshte. Se këtu të gjithë janë të lidhur. Nuk dihet ku fillon krimi dhe ku mbaron policia. Apo e ku fillon policia dhe ku mbaron krimi. Nuk merret vesh më. Janë një. Dhe për këtë arsye dhe për këtë mungesë sigurie në vend, unë kam më shumë se një javë që e kam thirrur Ministren e Brendshme Koçiu që të vijë dhe të raportojë për çështjet e sigurisë në komisionin e punëve të brendshme. Mos harroni që kemi rastin e Gjykatës. Mos harroni kemi vënien e tritolit në shtëpinë e një deputeti. Të ndodhi kjo në një vend tjetër, këtu bëhet alarm, mblidhet Këshilli i Sigurisë, Kur gjyqtarët deputetët nuk janë të sigurte.
Këtu gazetarëve u është vënë tritol në shtëpi, kush ka bërë protestë këtu?. Janë kërcënuar gazetarët. Këtu gazetarët janë marrë dhe futur në burg se denoncojnë kriminelët, si rasti Qyno.
Ministrja e Brendshme e Shqipërisë, ku DASH, Interpoli, antimafia italiane thotë krimi është në çdo cep, po pastron paratë, ka pushtet politik, ka pushtet në qeveri, ka pushtet nëpër media dhe ti kë një Ministre të Brendshëm që duhet ti ziejë koka për këtë problem dhe ajo është duke bërë fushatë me madamë Covidin. Dhe kur nuk është aty është duke pushuar nga puna ndonjë që ka pi cigare apo ndonjë që lëviz me patina nëpër rrugët e Tiranës. Ky është problem, këtu po mbushen rrugët me gjak dhe për këtë arsye unë e kam thirrur dhe ajo ka një javë e gjysmë që nuk kthen përgjigje. E ka detyrim kushtetues të vijë atje.
Flavio Qarri: Ndërkohë një tjetër që i ka shkelur këto detyrime është Belinda Balluku. Ta fillojmë me thashethemet e pastaj të kalojmë tek faktet.
Klevis Balliu: S’ke nevojë për thashetheme se ajo ka vetëm fakte. Funksionin PS në këtë formë. Shiko është e njëjta parti si në kohën e Beqir Ballukut, ka të njëjtën metodologji. Kë të njëjtën metodikë pune dhe nuk kemi pse të habitemi kur të goditet Belinda. Ajo që mund të them unë është. Unë kam qenë njeriu që ka ngritur më shumë akuza për Erion Velijan, por kjo Belinda Balluku ka arritur ta bëjë Veliajn në aspektin e korrupsionit një mizë mes dinozaurëve. Kjo është dinozauri i korrupsionit. Ju keni sot aferën e aeroportit, të OSHEE, keni aferën e Thumanë – Kashar e sa e sa rrugë të tjera si ajo Korçë - Ersekë, tigrin 1 e tigrin 3, tunelin e Llogorasë. Unë nuk e di. Kjo kur shkon në shtëpi para se të flejë gjumë thotë se çfarë do të vjedh nesër. Kjo ka këtë hall. Si do ti vjedh këta njerëz nesër. Kjo ka arritur në pak vite, të nxjerrë në vendin më të varfër të Evropës, me popullin më të varfër të Evropës, kilometrin më të shtrenjtë të botës. Këtë e ka bërë Belinda Balluku, Rruga Thumanë - Kashar që është një rrugë skandaloze, me çmime stratosferike. Që edhe vetë projekti në zbatim është tejet problematik. Për të mos folur për këtë rrugë Tiranë Durrës. Që i ka lënë qytetarët e Kasharit pa mbikalim për kilometra të tërë. Të gjithë punonjësit janë nga Kashari për bizneset dhe u ka hequr të gjithë mbikalimet . Tani në Thumanë - Kashar këta thonë se po investon privati por paratë do ti paguani ju me traun. E vetmja gjë që bëjnë këta është vendos traun. Dhe pse e bëjnë këtë. Për të rritur çmimin e rrugës. Është e vetmja formë që kanë këta për të justifikuar dhe thonë e kërkon privati. Jo nuk e kërkon privati. Ja ke kërkuar ti privatit dhe këtë e ke bërë për të justifikuar fondin e madh të parave që ti kërkon të vjedhësh. Dhe e gjithë rruga Thumanë – Kashar dhe të gjithë rrugët në Shiqipëri kanë një mision, pasurimin e këtyre që janë në krye dhe pasurimin e këtyre që i ndihmojnë ën fushata. Dhe këto investime që këta kanë bërë në fushatat e tyre këto ja kthejnë me afera korruptive me paratë që u marrin qytetarëve. Vjen ndonjë dhe thotë që do të ndihmojë në fushatë, kam kaq, punonjës….vjen një bandë kriminale e thotë kam kaq pushtet, kam kaq vota. Por kur të vish në pushtet atë rrugën atje, nënkontraktor do të më marrësh këtë kompani. Apo këtë rrugë do të ja japësh filan kompanie. Dhe do të ja japësh me këtë çmim që unë të marr mbrapsht paratë e mia...