Masakra në Manzë me 2 të vdekur, arrestohen 4 persona për ‘Moskallëzim krimi’. Pepa në kërkim
Elton Qyno/
Ngjarja e rëndë në Manzë, ku mbetën të vdekur dy persona Flori Paluçi dhe Aranit Kurti, ka çuar policinë e Durrësit të kryejë arrestimin e 4 personave të tjerë për veprën penale të “Moskallëzimit të krimit”.
Katër personat kanë qënë në vendin e ngjarjes dhe nën shoqërinë e Daniel Pepës, duke u larguar fillimisht dhe më pas kthyer sërisht në vendgjarje. Por asnjëri prej tyre, nuk ka njoftuar policinë për ngjarjen.
Ergi Kadiu, Erald Cani, Taulant Beqja dhe Emirjan Beqja janë arrestuar mbrëmjen e sotme nga Policia e Durrësit, për akuzën e “Moskallëzimit të krimit”.
Të katër emrat e mësipërm janë shokët e Daniel Pepës, personit që aktualisht po kërkohet nga policia kriminale e Durrësit si autor i dyshuar i vrasjes së Flori Paluçit.
Aktualisht policia dhe prokuroria e Durrësit, po kryejnë hetime mbi rolin e 4 personave të arrestuar, pasi ka indicie të forta se ata kanë kryer veprime për “Përkrahje e autorit të krimit”.
Të gjitha personat, kanë qënë present në vendin e ngjarjes, por s’kanë marë asnjë masë dënoncuese në organet policore.