SYRI TV/ Producenti denoncon Ministrinë e Kulturës-Bardhoci: Më ka zaptuar ambientet
Producenti dhe drejtuesi i një kompanie amerikane për filma aksion, Fatmir Bardhoci ka denoncuar në Syri TV zaptimin që i është bërë disa ambienteve që ai disponon në Ministrinë e Kulturës, nga vetë kjo ministri. Bardhoci shprehet se përveç kësaj, atij i janë vjedhur edhe disa materiale me vlera të konsiderueshme artistike.
Syri TV
Fatmir Bardhoci, producent dhe drejtues i një kompanie amerikane filmash ka denoncuar në Syri TV zaptimin e disa ambienteve nga Ministria e Kulturës, në godinën ku është vendosur pikërisht kjo ministri. Ai është shprehur se ambientet i ka marr nga një kompani tjetër amerikane, por sipas tij, kjo firmë nuk është e ligjshme, ndërkohë që zaptimi dhe tjetërsimi i ambienteve nga ana e Ministrisë së Kulturës, i ka shkaktuar atij miliona dollar humbje.
Bardhoci ka theksuar gjithashtu se në këto ambiente, i janë vjedhur disa materiale me vlera të konsiderueshme artistike.
Producenti i filmave aksion disponon edhe pasaportë amerikane dhe për të gjithë situatën, ai ka vendosur në dijeni edhe ambasadën amerikane, që siç shprehet ai, i ka sugjeruar largimin nga Shqipëria.
Fatmir Bardhoci është shprehur se kjo nuk është hera e parë që ai ka përplasje të tilla me shtetin apo përfaqësues të qeverisë.