Nesho: Edi Rama, një ‘showman’ në Londër me axhenda politike të brendshme
Ambasadori Agim Nesho, në një intervistë në SYRI TV me gazetaren Armela Ferko, komentoi me tone kritike vizitën e fundit të kryeministrit Edi Rama në Londër, duke e cilësuar atë më shumë si një performancë politike sesa si diplomaci shtetërore. Sipas Neshos, Rama u përpoq të pozicionohej si një lider me ndikim rajonal, por në fakt shfaqi një politikë klienteliste dhe u përfshi në debatet e brendshme politike të Mbretërisë së Bashkuar, duke kritikuar Brexit dhe politikat e emigracionit, tema kyçe të fushatës zgjedhore britanike.
Agim Nesho: Pati shumë takime në Londër, por kjo për të treguar se çfarë paraqet Edi Rama faktikisht. Paraqiti një lider të një vendi dhe rajoni të vogël i cili vazhdon që të bëjë politikën e tij klienteliste për ti shërbyer axhendave të partive politike, për të ndërhyrë në punët e brendshme dhe këtë e kam parasysh se në të gjitha diskutimet që bëri kritikoi Brex-in, ku dihet që lideri i opozitës që është favorizues në zgjedhjet e ardhshme, është një nga ish-liderët për ta çuar Britaninë jashtë BE. Foli për çështjen e emigrimit, ku dihet që për partitë konservatore është kali i betejës në zgjedhjet e ardhshme. Dhe sigurisht pati guximin t’ju komunikojë edhe britanikëve për zgjedhjen që bënë, që janë tashmë një popull në depresion për arsye se dolën nga BE. Të gjitha ishin mesazhe politike të përdorura prej tij.
Kjo ishte e para karakteristikë që gjithmonë shoqëron të ashtuquajturën liderin global shqiptar, i cili nga ana tjetër u tregua një showman që kërkonte vëmendje por i kishte mbaruar shfaqja e tij. Dua të kap vetëm një element. Pavarësisht reagimeve që bënte e me të drejtë u pa edhe nga publiku shqiptar, veprime të papërgjegjshme të një njeriu që lëviste sa me duar e me këmbë kur kolegu i tij nga Mali i Zi as nuk fliste. Por vetë me atë urtësinë e një burri shteti, kryeministri i Malit të Zi e hodhi tre herë poshtë dhe dua të them argumentet që ky doli fare zbuluar.
Në radhë të parë ishte çështja kur u bënë pyetje nga gazetarët kur thanë që pranoni pa kushte futjen në BE apo të jeni të barabartë me të tjerët. Kishte një diferencë mes të dyve. Kryeministri i Malit të Zi e tha shumë qartë që ‘ne duke dhënë një pjesë të sovranitetit tonë, kemi të drejtën të jemi të barabartë me të tjerët sepse është një vendimmarrje që na prek edhe ne’. Në këtë kuptim, Ramës nuk i pëlqeu kjo gjë. E dyta: kur i tha Ramës që ‘është një politikë që po vepron 10 vjet si për Malin e Zi si për Shqipërinë, që ti nuk e di akoma, që është njehsimi i politikës së jashtme të vendeve aspirante për tu futur në BE, duk i thënë që është tepër sipërfaqësor.