EMRAT/ Pezullohen nga detyra 4 policë në Kavajë, lejuan kultivimin e 550 rrënjëve kanabis

Pas një hetimi disa mujor mes Prokurorisë Durrës dhe  AMP janë ekzekutuar masat e sigurisë për katër punonjës të Policisë, duke i pezulluar ata nga detyra.

Për veprën penale “Shpërdorim i detyrës” parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal, janë ndaluar nga shërbimi publik:

Afrim Meçe, Komisar dhe Shef Seksioni për Hetimin e Krimeve në Volum në Komisariatin e Policisë Kavajë, tani Shef Seksioni në Komisariatin e Divjakë,

Edlir Kazazi, N/Komisar dhe Specialist për Hetimin e Krimeve në Volum në Komisariatin e Policisë Kavajë,

Rosario Çollaku, Inspektor dhe N/Specialist i Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Kavajë, tani Trupë Shërbimi në Seksionin e Qarkullimit Kavajë,

Saimir Kazazi, N/Komisar dhe Specialist / Koordinator për Specialistët e Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Kavajë.

Hetimi ka zbuluar se këta punonjës policie, gjatë ushtrimit të detyrës, nuk kanë kryer kontrolle të duhura për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, duke lejuar që në zonën e mbulimit të tyre të kultivoheshin 550 bimë narkotike.

Njoftimi i Policisë:

Kavajë - AMP ekzekuton masat e sigurisë për 4 punonjës policie

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës - Kavajë) pas një hetimi disa mujor në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprën penale “Shpërdorim i detyrës” parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal, ka ekzekutuar masat e sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj 4️⃣ punonjësve të policisë.

➡️ Komisar A. M., me detyrë Shef Seksioni për hetimin e Krimeve në Volum në Komisariatin e Policisë Kavajë në kohën e kryerjes së veprës penale dhe aktualisht me detyrë Shef Seksioni për Hetimin e Krimeve në Volum në Komisariatin e Policisë Divjakë pranë DVP Fier. 

➡️ N/Komisar E. K., me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve në Volum në Komisariatin e Policisë Kavajë. 

➡️ Inspektor R. Ç., me detyrë N/Specialist i Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Kavajë në kohën e kryerjes së veprës penale dhe aktualisht me detyrë Trupë Shërbimi i Trafikut Urban dhe Interurban në Seksionin e Qarkullimit Kavajë. 

➡️ N/Komisar S. K., me detyrë Specialist / Koordinator për Specialistët e Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Kavajë. 

Ekzekutimi i masave të sigurisë u bë i mundur pasi këta punonjës policie gjatë ushtrimit të detyrës, nuk kanë kryer kontrolle për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, dhe në zonën e tyre të mbulimit u gjetën të kultivuara 550 bimë narkotike.