SYRI TV/ Zjarret dogjën Delvinën, zbardhet fatura financiare, dëmet kapin vlerën e 9.5 miliardë lekëve
9.5 miliardë lekë është fatura e dëmeve financiare që shkaktuan vatrat e zjarrit që përfshinë Delvinën gjatë muajt korrik. Ky fakt u bë i njohur nga kryetari i Bashkisë Besmir Veliu, i cili shpreh se qeveria përmes një VKM të posaçme do dëmshpërbleje banorët.
Syri tv
Zjarret përvëluan Delvinën në mes të sezonit turistik, e pavarësisht situatës dramatike qeveria Rama refuzoi të shpallte gjendjen e jashtëzakonshme.
Sipas grupit të punës dëmet më të mëdha janë në bujqësi, në blegtori por edhe në banesa. Katër grupe konstatimi punuan gjatë gjithë kësaj kohe në terren për vlerësimin e dëmeve që kap afërsisht shifrën e 9.5 miliardë lekëve.
Fatura financiare e këtyre zjarreve është llogaritur në 9.5 miliardë lekë nga një vlerësim paraprak i Bashkisë Delvinë, kreu i së cilës Besmir Veliu shpreh se qeveria përmes një VKM të posaçme do dëmshpërbleje banorët.
“ U konstatuan 16 banesa te dëmtuara, 622 koshere bletësh të djegura, 66 mijë e 965 ullishte, 18 mijë e 252 pemë frutorë, janë djegur 30 krerë si dhe dy kisha të dëmtuara në zjarret e ndodhura në fund të korrikut në Njësinë Administrative të Vergoit, kryesisht në fshatin Senicë e Kalasë dhe nga zjarri në muajin gusht në qytet në Bashkinë e Delvinës. Me anë të një VKM të veçantë, qeveria do dëmshpërblejë të gjithë banorët e prekur”, u shpreh Besmir Veliu-kryetari i Bashkisë Delvinë.
Nuk dihet nëse me të njëjtën mekanizëm dëmshpërblimi qeveria do operojë dhe në bashkitë e tjera që u përballën me vatra zjarri, si Gramshi, Skrapari, Mirdita, Tepelana Himara.