Komisioni i reformës zgjedhore/ Berisha: Akoma nuk janë përcaktuar emrat, do i kemi gati kur të qartësohet platforma e punës së komisioneve

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka sqaruar pozicionin e opozitës në lidhje me përfaqësimin në Komisionin e Reformës Zgjedhore.

Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se ende nuk janë përcaktuar emrat e përfaqësuesve të opozitës në këtë komision, duke shtuar se do të mandatojnë përfaqësuesit përkatës vetëm pasi të jetë sqaruar platforma dhe mënyra e funksionimit të komisioneve parlamentare.

Ai nënvizoi se aktualisht po zhvillohen diskutime paraprake në Komisionin e Ligjeve dhe se çdo vendim do të merret në përputhje me qartësimin e mëtejshëm të rrethanave dhe kritereve të punës.

Pjesë nga deklarata:

Akoma nuk kemi.
Do mandatohen, por tani për tani po bëhen diskutime paraprake në Komisionin e Ligjeve.
Natyrisht po shqyrtohen rrethanat, kriteret dhe me radhë.
Nuk ka akoma një ekip të mandatuar nga ne që ky do jetë për këtë reformë apo për atë reformë.
Sapo të qartësohet çfarë platforme do zbatohet në punën e këtyre komisioneve, atëherë ne do marrim vendimet...