Berisha: Do të ketë një garë të hapur për kryetarin e PD-së. Do të jem pjesë e garës
Kreu demokrat Sali Berisha tha gjatë konferencës për shtyp duke ju përgjigjur interesit të mediave se, “do të ketë një garë të hapur për kryetarin e PD-së”. “Do të jem pjesë e garës”, tha lideri i opozitës.
Berisha: Së pari, cilido që lexon raportin paraprak të OSBE-ODIHR dhe ka kulturën minimale në të drejtën elektorale, kupton se zgjedhjet kanë qenë farsë.
Janë zhvilluar në kushtet e partisë së shtet, e thotë këtë rekomandimi i Këshillit të Evropës.
Janë zhvilluar në kushte të pabarabarta e thotë raporti paraprak i OSBE-ODIHR. Që këtu zgjedhjet janë farsë dhe jo zgjedhje.
Së dyti, ju garantoj se çdo deputet, anëtar, mbështetës i kësaj partie do të jetë i lirë të shprehë çdo mendim që ka.
Natyrisht interpretimi i nenit të statutit, duhet të jetë i saktë. Statuti bën fjalë për zgjedhje, e jo për farsa dhe tani që ta mbyllim këtë punë, do të jetë anëtarësia e PD-së që do ti bëjë interpretimin përfundimtar.
Do të ketë një garë për kryetarin e PD-së...
... Sigurisht që do të jem. Pyetje është kjo. Por e hapur ama, cilido.