Burri gjendet i varur në periferi të Tiranës

Një burrë është gjetur i varur në banesën e tij në periferi të kryeqytetit. Ngjarja ka ndodhur këtë të premte, në Kamzë.

Rreth mesditës, E.P., 40 vjeç, është gjetur i varur në banesë, bëjnë me dije burime zyrtare nga policia. Dyshimet janë se 40-vjeçari i ka dhënë fund jetës në gjendje depresioni.

Nga veprimet e kryera nuk u konstatuar shenja dhune në trupin e viktimës, shtojnë të njëjtat burime.

Shifrat e vetëvrasjeve në vendin tonë janë shqetësuese. Vitin e shkuar u shënuan 227 vetëvrasje dhe 315 tentativa për vetëvrasje.

Ritmet e larta të vetëvrasjeve kanë vijuar edhe gjatë muajve të vitit 2017.

/SYRI.net/