Prostitucion në qendër të Tiranës/ Braziliani shfrytëzonte bashkëkombësen, arrestohet së bashku me 24-vjeçaren

Një 25-vjeçar brazilian ka rënë në pranga në Tiranë, pasi akuzohet se shfrytëzonte një 24-vjeçare, gjithashtu me shtetësi braziliane, për prostitucion në ambiente të marra me qira ditore në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Në pranga ka rënë edhe 24-vjeçarja që ushtroi aktivitetin e paligjshëm, ndërkohë që dy të rinj shqiptarë, përkatësisht 22 dhe 20 vjeç, janë proceduar penalisht.

Nga hetimet rezulton se 25-vjeçari siguronte apartamente me qira ditore, ku organizonte veprimtarinë, ndërsa ndërhyrja është bërë në një prej këtyre ambienteve, në bulevardin “Zogu i Parë”. Në momentin e kapjes, në banesë ndodheshin 24-vjeçarja dhe dy të rinjtë e proceduar.

Gjithashtu është sekuestruar një shumë parash, e dyshuar si e përfituar nga prostitucioni.

Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për dokumentimin e plotë të rastit dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Daily rent”.    

Goditet nga Komisariati i Policisë Nr. 3, një rast i shfrytëzimit të prostitucionit. 

Vihet në pranga 1 shtetas brazilian që shfrytëzonte një 24-vjeçare (shtetase braziliane), për prostitucion, në ambiente që i merrte me qira ditore. 

Vihet në pranga dhe 24-vjeçarja që ushtronte prostitucionin.  
 
Procedohen penalisht 2 shtetas të tjerë.  

Sekuestrohet një shumë parash, e dyshuar e përfituar nga prostitucioni. 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive, pas një pune intensive hetimore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Daily rent”.   
  
Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit brazilianë:   
-A. M., 25 vjeç, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”;    
-G. C., 24 vjeçe, për veprën penale “Prostitucioni”.  

Gjithashtu, u proceduan penalisht shtetasit R. P., 22 vjeç, dhe E. K., 20 vjeç.     

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi A. M. shfrytëzonte për prostitucion, shtetasen G. C., e cila e ushtronte këtë aktivitet në ambiente që shtetasi A. M. i merrte me qira ditore. 
Gjatë ndërhyrjes në një banesë që e kishte marrë me qira ditore, shtetasi A. M., në bulevardin “Zogu i Parë”, për ushtrimin e kësaj veprimtarie, u konstatuan 24-vjeçarja dhe shtetasit R. P. dhe E. K.  

Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e plotë të rastit dhe identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.