Naim Frashëri nuk u bën më nder shqiptarëve

Nga Artur Shkurti - Drejtor i shkollës "Udha e shkronjave"

Shqiptarët masivisht nuk e kanë më Poet Kombëtar Naim Frashërin. Në fakt, nuk kanë asnjë poet kombëtar, sepse çdo poet shqiptar do t’i çonte vetë tek Naim Frashëri. Duhen lexuar poetët çfarë thonë për Naimin.

Apatia masive për ta mbrojtur Naim Frashërin si duhet provon qartësisht këtë. Që ta kishin Naimin Poet Kombëtar do të duhej t’i mësonte sistemi edukativ formal. Sistemi edukativ nuk i ka mësuar dhe këtë e ka bërë qëllimisht.  Qëllimi i sistemit arsimor formal “dhelparak” ka qenë që shqiptarët të mos kombëtarizohen nga shkolla, pra të mos bashkohen, por të fetarizohen, pra të përçahen dhe të konvertohen me detyrim.

Po të mësonin Naim Frashërin, Naimi do t’u thoshte se “Udha e vëllazërisë është vahu i gjithë mirësisë”.

Kështu shqiptarët bashkë me humbjen e kombëtarizimit dhe të vëllazërisë, humbën mirësinë, pra karakterin, virtytet, moralin dhe filluan të shthuren me shpejtësi.

Tiranë, më 22 tetor 2025